|
Mardheniet e raporteve juridike me institucionin
Rishikimi i rrezikut social dhe anullimi i debimit
Me denimin mund te jepet dhe mase sigurie debimi, qe hyn ne fuqi pasi mbaron denimin. Ne kete rast kur vjen fundi i denimit gjykatesi te fikson nje proçes per te verifikuar nese je akoma i rrezikshem, dhe se duhet te zbatoje debimin ose jo. Kur ke mbajtur qendrim te mire ne masen alternative, gjykatesi shprehet ne favorin tend duke te hequr rrezikshmerine sociale. Ju keni te drejte te qendroni ne Itali deri ne diten e proçesit per rishikimin dhe ne kete rast kerkon lejen e qendrimit te perkohshme"per motivin gjyqesor", ne menyre qe te jesh prezent ne gjyq. Nese gjyqi nuk perfundon ne favorin tend atehere debimi zbatohet. Ne rast se ne shtetin tend rrezikon te persekutohesh per motiv rracial, politik, fetar, te gjinise, gjuhes, prejardhjes etj, nuk mund te zbatojne debimin. Po keshtu nuk mund te zbatohet debimi per te miturit, grate shtatzene dhe ato qe sapo kane lindur, te huajt te martuar me Italiane ose ata qe bashkejetojne me kusherinjte (deri ne graden e katert) qe jane qytetar Italian (art.19 T.U. per kushtet e te huajve). Nese je ne keto kushte eshte e rendesishme ti besh te ditura me perpara duke i shkruajtur Kuestures. Debimi mund te jepet dhe ne rrethana te tjera :
Rinovimi i lejes se qendrimit
Kur do te qendrosh ne Itali pas mbarimit te denimit dhe ke lejen e qendrimit, duhet te kerkosh rinovimin duke ju drejtuar zyres te Matrikulles ose zyres te edukatoreve, qe te furnizojne me nje modular per ta mbushur e firmosur. Kjo i trasmetohet Kuestures nga Drejtoria i Institucionit se bashku me:
Nese leja te ka skaduar kur ke qene ne burg kerko rinovimin duke deklaruar se nuk ke mundur ta rinovosh me pare per problemin e nje force madhore. Duhet te kesh parasysh se leja e qendrimit nuk i rinovohet kurre atyre qe jane ne burg, por eshte e rendesishme te levizesh per rinovimin per tju shmangur skadences. Kur del nga burgu kerkon qe kerkesa per rinovimin te shikohet. Kerkoi edukatores nje fotokopje te kerkeses per rinovimin dhe ruaje, pasi do te duhet per ti kerkuar Kuestures pas burgut rinovimin e lejes se qendrimit.
Rregullat evropiane te burgut (Rekomandimi i Keshillit te Ministrave Evropiane 12.2.87)
Te gjithe rregullat e burgut duhet te aplikohen per te gjithe njelloj. Nuk duhet te kete asnje diskriminim per rracen, seksin, gjuhen, fene, mendimin politik ose te tipeve te tjera, origjine sociale ose kombesine, lindjet, kushtet ekonomike. Besimet fetare parimin moral te grupit qe i perkisni duhet te respektohen. Ne momentin e hyrjes ne Institucion ke te drejte te marresh informacione per jeten ne burg per kontaktet me autoritetet e gjykates dhe gjithçka qe eshte e nevojshme per te njohur te drejtat dhe detyrimet. Ke te drejte te komunikosh me Ambasaden ose Konsullaten e vendit tend qe gjendet ne shtetin ku je ne burg. Ke te drejte te nje perkthyesi per mardheniet me gjykaten dhe me zyrat publike. Kur proçesi eshte ne vazhdim, te gjitha shkresat qe te vijne duhen te jene te perkthyera ne gjuhen tende. Duhet te jeshe i autorizuar per gjithçka qe te nevojitet per jeten tende fetare dhe shpirterore. Se ne Istitut jane nje numer i konsiderushem te burgosurish qe kane te njejtin besim fetar, nje perfaqsues i kualifikuar i ketij besimi fetar duhet te njihet ose te emerohet, dhe mund te organizoj sherbime dhe aktivitete fetare dhe ti bej vizita te burgosurve.
Trasferimi jashte i personave te denuar
Si kerkohet trasferimi
Eshte e mundur te transferohesh ne vendin tend per te vuajtur denimin qe ke marre ne Itali. Ne kete rast duhet te besh kerkesen Ministrit se drejtsis Italiane, ose Ministrit te Drejtesise te shtetit tend. Transferimi eshte i mundur kur:
Çfar ndodh mbas trasferimentit
Denimi i marre ne Itali nderrohet me denimin qe parashikon kodi penal i shtetit ku trasferohesh per te njejtin faj.Megjithate pozicioni yt penal nuk mund te rendohet nga nderrimi i denimit (denimi nuk te shtohet). Periullen qe ke bere burg ne Itali te njihet. Mund te fitosh ndonje amnisti ose falje si nga shteti Italian po ashtu dhe nga shteti ku je trasferuar. Rishikimi i proçesit eshte kompetenca e shtetit Italian.
Ekstradimi
Ekstradimi ne nje shtet tjeter behet vetem kur krimi per te cilen akuzohesh eshte krim si per shtetin Italian dhe per shtetin kerkues. Ekstradimi nuk pranohet ne keto raste:
|